Policia në Karolinën e Veriut, kanë publikuar pamje të një momenti tmerrues kur polici e gjuan për vdekje një grua e cila mbante në dorë një thikë.
Chieu Di Thi Vo, 46-vjeçare, u vra nga zyrtari policor në mars të 2014-ës, pasi policia u telefonua që të shkojë për siç u tha një zënke që po ndodhte në mes të gruas dhe nënës së saj, shkruan Dailymail, transmeton lajmi.net.
Chieu e cila kishte lindur në Vietnam nuk fliste mirë anglisht po bërtiste në gjuhën vietnameze kur policia arriti.
Polici deklaroi se gruaja po i afrohej atij duke e kërcënuar atë me thikën që e mbante. Ajo refuzoi urdhrat e zyrtarëve që ta gjuante thikën në tokë. Ky edhe është momenti kur ajo gjuhet për vdekje