Ky është momenti kur autobusi i linjës së Institutit është përfshirë nga zjarri në Tiranë, teksa ishte në lëvizje.
Siç shihet nga pamjet, autobusi ka pësuar djegie në pjesën e motorit, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka arritur të shuaj zjarrin.
Fatmirësisht asnjë nga pasagjerët nuk ka pësuar lëndime. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht./ Opinion.al