Një moderator turk pësoi atak kardiak gjatë transmetimit direkt vetëm 10 ditë pasi kishte vendosur një stimulues në zemër.
Momenti kur Sukru Oytan, moderator i rubrikës sportive ra pa ndjenja mbi tavolinë nga e cila rrëshket dhe përfundoi i shtrirë në mes të studios është filmuar në kamera.
Pas një heshtjeje të shkurtër, ai përkuli kokën ndërkohë që kolegu i tij Guven Sabaz u trondit aq shumë sa nuk dinte si të reagonte.
Mediat turke raportuan se moderatori përjetoi një sulm në zemër dhe u dërgua me urgjencë në spital. Tani është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.