Në spitalin e Peshkopisë ka mbërritur një grua shtatzënë në gjendje të rëndë. Personeli dha gjak dhe shpëtoi jetën e saj. Nga fshatrat e Bulqizës gruaja shtatzanë u dërgua me urgjencë në repartin e gjinekologjisë së Peshkopisë. Nadire Zeneli ishte heroina që ndërroi fatin e nënës së rë.
Të sëmurës i duhej dhënë gjak. Në spital rezervat nuk mjaftonin. Bluzat e bardha vendosën të shpëtonin gruan dhe fëmijën e saj. Pas më shumë se dy orësh ajo u kthye në jetë.
Nëpër spitalet e rretheve punohet në kushte tepër të vështira. Por mjekët jo në pak raste urgjence kanë treguar se dinë të shpëtojnë njerëzit.