Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Mitri Prifti ndryshon dëshminë: Nuk u kërcënuam nga Shullazi

2016/04/25 at 10:03 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Mitri Prifti ndryshon dëshminë: Nuk u kërcënuam nga Shullazi

Mitri Prifti, juristi që dëshmoi në polici kundër Emiljano Shullazit në fillim të Shkurtit, pritet të merret në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në Policinë e Tiranës, mbrëmjen e 3 Shkurtit, ai dha detaje se si kushëriri i tij, ndërtuesi Jani Zaka, ishte kërcënuar nga Shullazi, i cili donte t’i merrte një parking nëntokësor, me sipërfaqe 1 200 metër katrorë, në rrugën “Sali Butka”.

Javën e kaluar, kur dëshmia e tij u publikua në media, menjëherë pas ndalimit të Shullazit, u largua nga Shqipëria dhe udhëtoi për në Beograd, siç tregon ky dokument i siguruar nga Televizioni Klan.

dokumenti me logo

Tani ai është kthyer sërish në Tiranë dhe do të jetë këtë javë përballë prokurorëve të Krimeve të Rënda për t’u marrë në pyetje.

I pyetur nga Televizioni Klan, në lidhje me dëshminë e dhënë në polici kundër Emiljano Shullazit, Mitri Prifti nuk pranoi të japë detaje: “Leruani organeve kompetente atë punë”.

Në polici, Mitri Prifti nuk ka bërë kallëzim ndaj Shullazit, por ka dhënë vetëm dëshminë si person që ka pasur dijeni për ngjarjen, duke thënë se Jani Zaka është kërcënuar dhe se ishte i frikësuar.

Por pas arrestimit të Shullazit, kushëririt të tij Blerim Shullazit dhe Gilmando Danit, ai e ka ndryshuar qëndrimin e tij.

Juristi ka mohuar që kushëriri i tij të jetë kërcënuar. Po ashtu është shprehur publikisht se Emiljano Shullazi i kishte kërkuar Jani Zakës që ta zgjidhte miqësisht konfliktin me familjen Sinanaj, për parkingun nëntokësor.

Por në procesverbalin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për marrjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për veprën penale, të siguruar nga Televizioni Klan, të firmosur, ai ka folur për kërcënim jo vetëm të Jani Zakës, por edhe të tijin, nga Blerim Shullazi.

Pyetje: Me çfarë numri ju ka marrë në telefon dhe a ju ka kërcënuar në telefon shtetasi Blerim Shullazi?

Përgjigje: “Shtetasi Blerim Shullazi më ka marrë në telefon me numrin 0688393159. Më ka sharë dhe më ka kërcënuar duke më thënë: Do më qash në duar. E di çfarë të bëj, por hajde urgjent tek lokali!.

Jani vete tek një lokali i kuq mbrapa qendres “Globe” dhe atje takon personalisht Emiljano Shullazin, ku ai i thotë; “Nesër nga ora 10:00, ta kesh telefonin hapur, do të vijë ky djali i xhaxhait tim të kalojë pak atë pronën në emrin e tij”. Pa i lënë mundësi që ai të flasë, Emiljano i ka thënë të dilte jashtë, pasi kishte mbaruar punë me të”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të thërrasë edhe ndërtuesin Jani Zaka të dëshmojë, edhe pse deklarata e tij dhe ajo e Mitri Priftit, të dhëna më 3 Shkurt, janë tashmë pjesë e dosjes hetimore.

jani zaka

Në Prokurori do të thërriten të dëshmojnë edhe personat e tjerë, që dyshohet të jenë kërcënuar nga Shullazi, përfshirë edhe biznesmenët, për të cilët Prokuroria thotë se janë gjobitur prej tij.

Në listë për t’u pyetur janë edhe personat, emrat e të cilëve figurojnë në përgjimet e Shullazit dhe miqve të tij.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka shtrirë hetimet edhe në Gjykatën e Durrësit, në lidhje me regjistrimin e ish – hotel “Vollgës”, në pronësi të Shullazit.

Pas tre gjyqtarëve, që i dhanë hotelin “Saudi Brothers”, duke fshirë nga hipoteka emrin e Zamir Hasës, nën hetim janë vënë edhe veprimet e Kryesekretares dhe Kancelares së Gjykatës, që i kanë dhënë vendimit formën e prerë, pavarësisht se çështja po shqyrtohej në Gjykatën e Lartë. /Tv Klan

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Foto/ Shikoni si dukej Jul Deda si metalar

Foto/ Shikoni si dukej Jul Deda si metalar

Zgjedhjet në Serbi, Vuçiç mbetet në pushtet

Zgjedhjet në Serbi, Vuçiç mbetet në pushtet

Zbulohet autori i plagosjes në Theth të Shkodrës

Burri tenton të vrasë gruan në sy të fëmijëve

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com