Mjafton një orë shi dhe Tirana befas kthehet në një “liqen” të pakalueshëm. Kështu ka ndodhur edhe sot në lagjie të ndryshme të Tiranës, ku pusetat kanë nxjerrë çdo gjë të tyre të brendshme, duke e kthyer qytetin në një moçal. Vetë banorët e mërzitur nga kjo situatë e cila nuk njeh ndreqje, kanë sjellë materiale video për Opinion.al ku tregojnë situatën në lagjiet ku ata banojnë. Siç është edhe video e mëposhtme, e xhiruar në zonën e Parkut, pranë 21 Dhjetorit, ku për hir të së vërtetës komenti do të duhet të ishte i tepërt. Ndiqni videon….