Pas deputetit Nard Ndoka ka qënë ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi i cili është shfaqur këtë herë në emisionin ‘Top Show’ jashtë kostumit zyrtar, sepse edhe politikanët kanë pasionet e tyre të cilat i ‘ndrydhin’ nga posti serioz që mbajnë.
Ministri Çuçi po ashtu ka treguar pasionin ndaj Vespa-s dhe ka provuar të këndojë këngën Motocicletta të Lucio Batistit.
Programi u hap me temën kushtuar Vespave, ku të ftuarit treguan pasionin e tyre për motoçikletën italiane, bisedë që kulmoi me këngën e sjellë live nga admiruesi i Vespa-s, ministri Çuçi, drejtuesi i programit Alban Dudushi dhe Bledar Sejko. Ja video: