Grabitja që ndodhi mesditën e 30 qershorit, mund të konsiderohet si një nga grabitjet më të mëdha dhe më spektakolare në vendin tonë.
Kjo jo vetëm për shumën e grabitur të parave, se sa për shkallën e paaftësisë së gjithë mekanizmit mbrojtës së perimetrit të sigurisë në aeroportin e Rinasit.
Drejtori i Komisariatit të Rinasit, Ermal Milori theksoi se kompania private e transportit të parave nga bankat e nivelit të dytë, duhet të ndiqnin njësërë rregulluash të thëna edhe pak më lart nga z.Breçani. Por marrëveshja e TIA, thotë qartë se policia ndërhyn vetëm atëherë kur kërkohet nga autoriteti auroportual.