Në ditën e ndeshjes së fundit të sezonit Milan ka filluar të punojë për të ardhmen, duke përforcuar ekipin me Leonel Vangioni-n. Mbrojtësi argjetninas i krahut, i cili është 29-vjec, ka zbarkuar në kryeqytetin italian ku është takuar me Adriano Galliani-n dhe shokët e tij të ardhshëm të ekipit me të cilët do të luajë që nga muaji korrik. Lojtari ështrë transferuar te milanezët me kosto zero, duke parë se kontrata e tij me River Plate skadonte në fundin e këtij sezoni.
“Jam shumë i emocionuar, – ka thënë Vangioni. – Kam ëndërruar gjithmonë të luaj te Milan, jam shumë i gëzuar. Pozicioni im? Jam një mbrojtës, por më pëlqen të ndihmoj skuadrën edhe në sulm. Pres me padurim të njihem me shokët e skuadrës, Forca Milan”.