TIRANE- Lideri i LSI dhe njeherës kryetari i Kuvendit, Ilir Meta foli pas Ramës e Bashës në tryezën për reformën zgjedhore. Meta e nisi duke kontestuar atë që tha Basha se zgjedhjet e 2013 ishin më të këqijat. “Për vetë natyrën ballkanase, shqiptarët kontestojnë zgjedhjet sa herë humbin”, tha Meta. Më tej, ai foli tha edhe për përfshirjen e biznesmenëve nëpër fushata, duke kërkuar të merren masa. Sakaq ai kërkoi falje edhe për zgjedhjet e 2001 kur ishte Kryeministër. Meta nuk e shmangu takimin me Bashën, si Rama, por i tha dorën në fund të tryezës.
Në video: Batutat e Metës për votën me tollon dhe gazetën RD, etj