Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka folur nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë për reformën në drejtësi. Doda theksoi se miratimi i saj është një çlirim për qytetarët e thjeshtë dhe për këdo që dëshiron një atdhe ndryshe.
Ajo bëri me dije se se me gjithë diferencat në moshë një pjesë e deputetëve që janë në sallë ka thuajse të njëjtën moshë politike, kemi nisur të merremi me këtë profesion pa e ditur, pa qenë ndoshta të ndërgjegjshëm për zgjedhjen që bëmë, që nga dhjetori i vitit 1990.
“Ka kaluar thuasje çerek shekulli, që hymë nga dera në politikë dhe mundohen të na nxjerrin nga dritarja dhe serish hymë dhe ja ku jemi. Kjo paska qenë e shkruar për brezninë tonë do të thotë dikush, por unë jam një njeri që nuk i besoj fatit dhe rastësisë, besoj në Zot dhe besoj tek liria e njeriut dhe tek liria e shoqërisë njerëzore. Kjo është arsyeja që sot dëshiroj t’iu pyes a ndjeheni të lirë që do të votoni, a keni të gjithë frymën që liria të jep për të votuar sot. Jo më kot e përmenda këtë udhëtim të 25 viteve, sepse ky rrugëtim ka patur vetëm një qëllim lirinë”, tha Doda në Kuvend.