Këtë të premte kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Elbasan deputetë e ministra për të diskutuar për punët e qeverisë dhe të partisë.
Dreka është zhvilluar në ambientet e një restoranti në Elbasan. Ndërkohë biznesmeni Gjergj Luca, në hyrje të lokalit kishte vendosur një poster të madh të kryeministrit Edi Rama.
Ashtu siç shihet edhe në videon e siguruar nga Opinion.al, kryeministri Edi Rama iu bashkua drekës së zhvilluar në Elbasan, bashkë me deputetët dhe ministrat e Qeverisë.