Një aksident ka ndodhur në Pezë, ndërsa drejtuesi i mjetit ka mbetur i izoluar brenda tij. Në këtë video, që është shpërndarë në rrjet nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, shihet pikërisht momenti kur punonjësit e zjarrfikëses kanë sharruar derën e makinës për të nxjerr prej aty shoferin e bllokuar brenda.
“Në Pezë për zjarret e verës, zjarrfikësit heronj të Bashkisë së Tiranës ndihmojnë edhe për të shpëtuar jetë njerëzish në aksidente! Pas sharrimit të derës, nxirret drejtuesi me pak dëmtime. Të shkuara”, skruan Veliaj./Opinion.al