Gonzalo Higuain është që nga dita e djeshme një futbollist i Juventusit dhe njëkohësisht lojtari i tretë më i shtrenjtë në historinë e futbollit botëror. Sulmuesi argjentinas ka zbarkuar sot në Torino, i pritur nga qindra tifozë të cilët e kanë shoqëruar deri në qendrën ku do të kryheshin vizitat mjekësore.
Higuain ka përshëndetur tifozët që kishin dalë ta pritnin, ndërsa ka lëshuar edhe fjalët e tij të para si pjesë e bardhezinjve. “Jam i lumtur që jam këtu, shpresoj që të fitoj Ligën e Kampioneve. Jam i lumtur që mund të luaj përkrah Dibala”, ishin fjalët e futbollistit i cili i kushtoi Juventusit 90 milionë euro.
E poi… Il DELIRIO!! ?? #BienvenidoPipita pic.twitter.com/BOgv2Ajd3M
— JuventusFC (@juventusfc) July 27, 2016
Finite le visite! #bienvenidopipita pic.twitter.com/Sxv08paO9t
— JuventusFC (@juventusfc) July 27, 2016