Kanë kaluar 23 vite nga vrasja e komandantit legjendar të Kosovës, Adem Jashari. Në një video duken momente të regjistruara direkt pas masakrës së kryer në familjen Jashari nga ushtria serbe.
Video e përpunuar nga Esat Shala është bërë në vitin 1998 direkt pas masakrës së kryer tek familja Jashari në momentin që familjarët e tjerë po largoheshin nga banesa.
Në video dëgjohen dy nga pjestarët e familjes të cilët shprehen ; “nuk i lëmë troje tona”. Sulmi ndodhi më 5, 6 dhe 7 Mars të vitit 1998, i cili u mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të Adem Jasharit.