Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Masakra në Bulevard, ja si u vra Durim Sulku në Hollandë

2016/08/28 at 9:59 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Masakra në Bulevard, ja si u vra Durim Sulku në Hollandë

Një ditë pasi dërgoi në gjyq tre persona të akuzuar për përplasjen me armë në bulevardin e Tiranës te Fakulteti i Shkencave të Natyrës me tri viktima, publikohen detaje të hetimit të prokurorisë për motivin.

Sipas Prokurorisë, Mentor Lufi (Doçi) dhe Gerti Goxhaj mbetën të vdekur në makinë pas sulmit me armë ndaj tyre nga shtetasi Besnik Sulku dhe italiani i dyshuar si vrasës me pagesë, Salvatore Letizia. Besnik Sulku kishte marrë italianin me vete për të vrarë në shenjë hakmarrjeje Mentor Lufin, por pasi qëlluan me armë makinën e biznesmenit u përballën me reagimin e nipave të tij.

Markeljan dhe Klejvi Doçi, që ishin në ruajtje të Mentor Lufit, u kundërpërgjigjën me armë dhe vranë Besnik Sulkun, ndërsa italiani i dyshuar si vrasës me pagesë shpëtoi, pasi u arratis nga vendi i krimit dhe u arrestua në një hotel. Nipat e Mentor Lufit akuzoheshin se kishin vrarë në Holandë shtetasin Durim Sulku, vëllai i Besnik Sulkut, që tentoi hakmarrjen në Tiranë më 27 maj 2016. “Nga hetimet është arritur në përfundimin se ngjarja e ndodhur në muajin maj 2015 në Tiranë është vijim i një konflikti të nisur më parë po në kryeqytet, në dhjetor 2014 dhe që ka vazhduar në Holandë në prill 2015, e më tej është shoqëruar me ngjarjen për të cilën akuzohen tre të pandehurit”, kanë thënë burimet e Prokurorisë.

“Në Tiranë do të gjykohet edhe vrasja e Durim Sulkut, e ndodhur në prill 2015, në Holandë, nga vëllezërit Doçi”, theksoi Prokuroria.

Motivi i vrasjeve

Në dosjen e dorëzuar në gjykatë thuhet se në lidhje me motivin e ngjarjes ka dyshime të bazuara se shtetasit Markeljan Doçi dhe Klejvi Doçi kanë marrë pjesë dhe kanë kryer në Holandë vrasjen e vëllait të autorit, shtetasin e quajtur Durim Sulku. Pas kësaj, Besnik Sulku në shenjë hakmarrjeje përgatiti atentatin ndaj xhaxhait të vëllezërve Doçi, shtetasit Mentor Lufi (Doçi) në Tiranë, me datë. 19.12.2014. Mentor Lufi Doçi ka pasur një konflikt me Durim Sulkun dhe vëllain e tij, Besnikun, në Holandë. Në muajin dhjetor 2014, Mentor Lufit i është bërë një atentat dhe sipas tij ai ishte organizuar nga vëllezërit Sulku.

Pas këtij atentati ndaj Lufit, në muajin mars 2015 Klejvi së bashku me të vëllain Markeljanin kanë shkuar në Holandë dhe Mentori ka mësuar se ku rinte Durim Sulku. Markeljani ka shkuar në Ridderkerk, qytetin ku rrinte Durimi, dhe ata kanë marrë një makinë “BMW” seria 3 M3, me ngjyrë të çelur dhe në të ishin tri pistoleta, ku njëra ishte “Glock”, një tjetër me mulli me 5 fishekë dhe një tjetër me 16 fishekë.

Ata janë veshur me rroba të zeza dhe me kapele në kokë, kanë pritur në parkimin pranë shtëpisë së Durimit. Rreth orës 23:20, ai ka ardhur me një makinë të tipit “Smart” dhe ka parkuar në vendin që ishte bosh. Klejvi është afruar dhe ka parë që ai ishte vetëm në makinë dhe është kthyer në makinën e tyre “BMW”. Pastaj ka shkuar Markeljani, ka qëlluar me armë në drejtim të tij, më pas ka hipur në makinë dhe janë larguar me shpejtësi. Rreth 5 apo 6 kilometra larg vendit të ngjarjes, Klejvi ka hedhur armët në det dhe Markeljani ka hedhur në një vend si digë makinën për të fshehur gjurmët. Makina është gjetur më pas nga policia holandeze, ndërsa në kokën e sediljes së saj janë gjetur qime me ADN­në e vëllezërve Doçi./ Panorama.al Trazhgim Sokolaj

Ju sugjerojmë

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
Bota

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

4 Nëntor, 2025 8:49 pm
Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
Aktualitet

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

4 Nëntor, 2025 8:30 pm
Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007
Bota

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007

4 Nëntor, 2025 7:56 pm
Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë
Kryesore

Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë

4 Nëntor, 2025 7:46 pm
Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Aktualitet

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

4 Nëntor, 2025 7:16 pm
Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat
Kronikë

Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat

4 Nëntor, 2025 6:49 pm
LVV-ja propozon Konjufcën si mandatar, partitë e tjera insistojnë në zgjedhje
Rajoni

LVV-ja propozon Konjufcën si mandatar, partitë e tjera insistojnë në zgjedhje

4 Nëntor, 2025 6:22 pm
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon
Kronikë

GJKKO dënon me 4 vite burg ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

4 Nëntor, 2025 6:11 pm
Migrena dhe dhimbjet e kokës përbëjnë sfidë globale për shëndetin publik
Bota

Migrena dhe dhimbjet e kokës përbëjnë sfidë globale për shëndetin publik

4 Nëntor, 2025 5:10 pm
SHBA-të kërkojnë në OKB miratimin për forcën ndërkombëtare që do të vendoset në Gaza
Bota

SHBA-të kërkojnë në OKB miratimin për forcën ndërkombëtare që do të vendoset në Gaza

4 Nëntor, 2025 4:31 pm
Para
Fotolajm/ Sheila Haxhiraj i heq të gjitha, pa të brendshme në setin e ri të fotove

Fotolajm/ Sheila Haxhiraj i heq të gjitha, pa të brendshme në setin e ri të fotove

Video/ Ja pesë shenjat e kancerit të gjirit që nuk duhen injoruar kurrë

Video/ Ja pesë shenjat e kancerit të gjirit që nuk duhen injoruar kurrë

Atl. Mad. dy barazime në javët e para, Simeone: Dy barazime të çuditshme, por …

Atl. Mad. dy barazime në javët e para, Simeone: Dy barazime të çuditshme, por ...

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
4 Nëntor, 2025

Rreth 520 milionë fëmijë në gjithë botën kanë jetuar në zona konflikti më 2024, 47 milionë më shumë sesa në vitin paraprak,...

Lexo më shumë

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
4 Nëntor, 2025

Gati 887 miliardë lekë apo rreth 9 miliardë euro. Kaq do të jetë buxheti për vitin e ardhëm. Ai është...

Lexo më shumë

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007
4 Nëntor, 2025

Maldivet filluan të zbatojnë një ndalim të pirjes së duhanit për këdo që ka lindur pas janarit 2007, duke u...

Lexo më shumë

Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë

Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë
4 Nëntor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka mandatuar Glauk Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje, për të formuar Qeverinë e re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com