Këngëtarja Mariza Ikonomi ‘ka zbuluar’ se kush mund ta fitojë “Këngën Magjike”, ku për këtë vit vështirësitë do të jenë të mëdha për shkak të artistëve dhe këngëve të bukura që kanë performuar.
Ajo si fillim ka folur për pritshmërinë saj, pjesë e të cilave nuk është ndonjë çmim.
“Arilena kam parë që ka shumë shikues, po ashtu dhe Rozana Radi. Flaka Krelani po ashtu, por mund ta fitojë edhe Tuna”, ka thënë Ikonomi e ftuar në Intv. Ndërkohë që javës që vjen nisin edhe netët finale të “Kënga Magjike”, ku ritet që të finalizohet edhe me një fitues.