I dënuar me burgim të përjetshëm, teksa ka pranuar krimin e dyfishtë, por duke mohuar raportin me viktimën Alda Canaj, Marian Rroku ka dhënë një rrëfim të gjatë për programin “E diela shqiptare”. Në këtë pjesë të tretë të intervistës përballë moderatorit Ardit Gjebrea, ish punonjësi i SHIK-ut, tregon edhe për raportin e me besimin. “Cdo gjë ndodh për një qëllim dhe se rrugën tonë nuk e zgjedhim vetë, por na e kanë caktuar të tjerët. Ndoshta kjo ishte e imja. Unë vetëm e ndoqa”, tregon ai nga dhoma e burgut.