Gjetja e konsensusit mes palëve politike për reformën në drejtësi është tema e mbrëmjes në emisionin Opinion në TV Klan.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha se që në ditën e parë të fillimit të reformës, Ilir Meta dhe LSI, të gjithë ne kemi artikuluar qartësisht fjalën konsensus. E kemi bërë këtë, pasi konsensusi ishte një kusht i domosdoshëm për një reformë të tillë, të paktën për dy arsye.
Manjani theksoi se në fillim nuk flitej për konsensus, madje as në gjuhë të huaj nuk sugjerohej fjala konsensus, aty sugjerohej gjithëpërfshirje, pjesëmarrje, kontribut por jo fjala konsensus.