Një grua ka shpëtuar për mrekulli, ndërsa një makinë tej normave të lejuara të shpejtësisë u zhyt në raftet e një dyqani, në një stacion shërbimi në BELFIELD, një lagje në perëndim të Sydney në Australi. Skena u filmua nga kamerat e brendshme të sigurisë. Shoferi i tha policisë se ai kishte humbur kontrollin e makinës, ndërsa gruaja fatlume ia hodhi paq nga kjo ndodhi e pakëndshme.