Vazhdon shkëlqimi i shqiptarit Xherdan Shaqiri në Premier Ligën angleze, ndërsa ka shënuar ditën e sotme dy gola në fitoren e Stoke Cityt kundër Evertonit.
Stoke City ka shënuar fitore të merituar 4:3 kundër Evrtonit në udhëtim, ndërsa njëri prej golave të Shaqirit ishte prej më të mirëve këtë edicion në Premierligë.
Golat për Stoke i shënuan Shaqiri 2, Arnautovic dhe Joselu, ndërsa për Evertonin Lukaku 2 dhe Deulofeu.
Pas kësaj fitoreje Stoke City ngritët në pozitën e 8-të me 29 pikë.
Fitore ka shënuar edhe Tottenham që në udhëtim mposhti Ëatfordin e Valon Behramit me rezultat 2:1, duke u ngritur në pozitën e tretë me 35 pikë.