Pavarësisht se koha kalon shpejt, janë të shumtë yjet, VIP-at ose modelet që shfaqen në një formë perfekte edhe në kohën kur vitet kanë ecur paksa.
Aktorja Monika Lubonja, e ftuar në Opinion mbi temën: “Bukuri pa moshë”, tha se e ndjen vetën më mirë se vitet që kanë kaluar.
“Unë e ndjej vetëm më mirë fizikisht, më mirë shpirtërisht, më mirë mendërisht, si dhe më mirë edhe në momentin kur ke një punë. Në këtë moment që po flasim bashkë, nuk më shqetëson sepse nuk ka filluar, d.m.th, nuk e ndjej plakjen edhe pse vitet janë aty. Sepse vitet nuk kanë të bëjnë aq shumë përballë faktit se si ndjehesh ti”.