Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale lajmin se në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ka ardhur në jetë fëmija me peshën më të madhe të 10 viteve të fundit.
Sipas ministres, foshnja është 6150 gramë dhe ka ardhur në jetë përmes një lindje natyrale.
“Falë punës dhe përkushtimit të tyre nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë”, shprehet Koçiu teksa vlerëson dhe stafin e mjekëve.