Policia ka sekuestruar një punishte ku prodhoheshin pije të falsifikuara në Tiranë. Eshtë arrestuar Genc Brahysa, 34 vjeç, banues në Tiranë dhe proceduar në gjendje të lirë F. B., 36 vjeçe, banuese në Tiranë. Po kështu shpallet në kërkim kimisti E. M.
Këta persona kishin hapur një punishte në fshehtësi, në ambientet e një magazine. Aty u gjetën pije të falsifikuara, makineri artizanale për prodhimin e pijeve, 1 presë për stampimin e vulave të skadencës, koncentrat me afat të skaduar (kontrabandë), esencë dhe aromatizues të ndryshëm për prodhim pijesh freskuese dhe energjike. Po kështu u gjetën etiketa të markave “Lëng pjeshke, Lëng Limoni, Lëng Pjepri dhe Pije Energjike Dajti”.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimit i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimor, Tregëtimi dhe trasportimi i mallrave që janë kontrabandë i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Nenet 288/a, 178 – 25 të Kodit Penal