Polici nga Suhareka Albert Kuçi, i cili ka qenë duke e patrulluar në autostradën “Ibrahim Rugova”, njëkohësisht duke pritur ardhjen e eskortës se Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka pësuar thyrje të këmbës nga dalja e gomës se një kamioni i cili ishte në lëvizje.
“Kemi qenë duke patrulluar në autostradën “Ibrahim Rugova”, dhe duke e pritur eskortën e Kryeministrit Edi Rama një kampioni i ka dalur goma e cila ka ardhur në drejtim timin, dhe si pasojë e kësaj unë jam lënduar”, ka thënë polici i lënduar, raporton ‘zeri.info’.