Reshjet e dendura të shiut mbrëmjen e djeshme kanë shkaktuar probleme në shumë rrugë të Durrësit.
Rrjeti i kanalizimeve nuk e ka përballuar dot situatën dhe disa zona janë përmbytur. Kalimi ka qënë i pamundur si për kalimtarët, ashtu edhe për makinat.
Përmbytjet në qytetin më të madh bregdetar jane bërë të zakonshme sa herë bie shi.
Sipas IGJEUM, reshjet mesatare, 15 – 45 mm/24 orë në këtë qark do të jenë edhe sot të pranishme me mundësi që të shfaqen fenomene hidrometeorologjike problematike.