Pamjet e publikuara tregojnë vendin e ngjarjes ku ndodhi aksidenti tragjik tragjik që i mori jetën 18-vjeçarit Kristi Panajoti, djalit të biznesmenit Renato Panajoti.
Ai po udhëtonte me të afërmin e tij Petro Beja në aksin Skelë-Ujë i Ftohtë, kur mjeti i tyre ka përfunduar në një kanal.
Të afërmit e Panjotit dhe Bejës akuzojnë firmën që po punon për Lungomaren si shkaktare të aksidentit.
Megjithatë hetimet vazhdojnë. Nga videoja e siguruar nga “Panorama” duket qartë kanali i mbushur edhe me ujë në krah të shëtitores, i lënë në errësirë pa sinjalistikë.