Policia ka publikuar pamjet e autorit të atentatit të ditës së djeshme në Elbasan. Personi në këto pamje, pasi qëllon me kallashnikov në drejtim të makinës së Florenc Çapjes dhe Bledar Muçës u largua nga vendi i ngjarjes.
Autori duket i veshur me një uniformë blu dhe me kapele në kokë, dhe kujdeset që të jetë i paidentifikueshëm.
Ai është filmuar nga dy kamera sigurie biznesesh aty pranë. Në këtë atentat mbeti i plagosur Bledar Muça dhe një punonjëse policie.
Policia ka ofruar 20 mijë euro për çdo person që jep informacion për atentatorin. Pamjet thotë policia, i nxorën me qëllim identifikimin e shpejtë të autorit.