Kjo video e shumë viteve më parë është sjellë në vemendje nga media në kohën kur socialistët u përfshinë në një debat për vlerat e PS, ku Taulant Balla tha se dua më shumë Partinë se Shqipërinë. Deklaratat e tyre, morën shkas nga një frazë e Blushit, i cili tha mes partisë e Shqipërisë, zgjedh këtë të dytën.
Video edhe pse sillet në vemendje tani, tregon për fëmijërinë e tij, ku Taulanti atëherë 12 vjeç i këndonte diktatorit Enver Hoxha, në festivalin e Gjirokastrës në 1988. Asokohe përzgjedhjet në festival i bënte shkolla dhe Pallati i Kultures, ku duket se Taulanti kishte spikatur:-)