Pak kush e mban mend, por Armando Sadiku, heroi i sfidës së mbrëmshme ndaj Rumanisë, ka luajtur vite më parë në kampionatin shqiptar të futbollit. Çudia është se ndryshe nga performanca e tij Sadiku ka luajtur me ekipe modeste si Gramozi i Ersekës, ku edhe ka shënuar gola të rëndësishëm. I cilësuar si një lojtar i panevojshëm për ekipet “e mëdha” shqiptare u desh një ekip zviceran që të nxirrte më në pah cilësitë e tij si shënues.