Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula, u prit të martën nga kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, një ditë para se të interpretojë në skenën e Teatrit të Beogradit, me operën “La Boheme” të Giacomo Puccinit.
Kjo është hera e parë që një artiste shqiptare interpreton në Beograd, pas paraqitjes së sopranos Tefta Tashko Koço në nëntor të vitit 1945, po me operën e njëjtë të Puccinit.