Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdoan pranoi ambasadorin e Shqipërisë në Ankara, Kastriot Ribo, i cili u prit në Kompleksin Presidencial, ku iu pranuan letrat kredenciale.
Një moment që tërhoqi vëmendjen gjatë takimit të tyre ishte kur ata u përshëndetën. Ambasadori jonë i zgjati dorën presidentit turk, por Erdogan e “refuzoi” duke vendosur dorën në gjoks duke thënë “Korona”.
Ribo prezantoi familjen dhe disa pjesëtarë të ambasadës me presidentin Erdogan, për të kaluar më pas në një foto të përbashkët.
Evitimi i shtrëngimit të duarve është një nga masat më të propaganduara nga OBSH dhe qeveritë e shteteve nëpër botë. Ajo cilësohet një nga mënyrat kryesore të përhapjes së virusit. Një episod i ngjashëm ndodhi edhe mes kancelares Merkel dhe ministrit të Brendshëm gjerman i cili tërhoqi dorën mbrapsht kur kancelarja tentoi ta përshëndeste. /Opinion.al
https://www.facebook.com/AnadoluAgencyShqip/videos/1258560457679577/