Një vajzë braziliane është akuzuar për pedofili në “Facebook” pas publikimit të një video ku ajo performon kërcimin “twerk” para një fëmije.
Pamjet janë filmuar në Rio de Zhaniero e më pas janë shpërndarë online.
Mbetet e paqartë nëse ajo është mamaja e djaloshit apo jo, por në video ajo përkulet ndaj djaloshit e ndërsa qesh fillon të bëj “twerk”. Djaloshi i vogël kapet pas saj dhe përpiqet ta imitojë.
Këto pamje kanë ndarë në dy pjesë edhe audiencën, ka nga ata që e kanë parë thjesht si argëtuese, por një pjesë jo e vogël e njerëzve e kanë cilësuar si pedofili.