Deputeti Fatmir Xhafaj është vënë në siklet nga një grua e moshuar, e cila në Kryesinë e Kuvendit e ka ndalur Fatmir Xhafën, pak pasi ky i fundit kishte mbyllur mbledhjen e komisionit të Reformës në Drejtësi. Gruaja është e “shqetësuar” për shëndetin e deputetëve.
Gruaja: Një pyetje, jam nëna jot në moshë. Më habit një gjë: që kur bëheni deputetë shëndosheni, bëheni kaq. Hallet e popullit ju shëndoshin ? Apo ju dobësojnë?
Fatmir Xhafa: Frutat e stinës, kanë dalë frutat tani.
Gruaja: Po vetëm për juve veprojnë?