Një turiste franceze është gjetur pas disa ditësh që kishte humbur kontaktet në Malin e Çkës.
Lajmi është bëri i ditur nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë edhe videon e momentit kur turistja është së bashku me shërbimin e shpëtimit.
Teksa përdor shprehjen “Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit”, ministri thotë se gjendja shëndetësore e turistes është e mirë.
“Turistja franceze e cila kishte humbur kontaktet prej disa ditësh në Malin e Çikës, është mirë dhe po kthehet bashkë me shërbimin e shpëtimit dhe me alpinistët të cilët u angazhuan për gjetjen e saj. Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit”,-shkruan Balla./Opinion.al