Ashtu siç u lajmërua edhe nga Kryebashkiaku Erion Veliaj, pas dakordësisë me përfaqësuesit e tregtarëve, Këshilli Bashkiak miratoi heqjen e taksës së tavolinës dhe rishikimin e taksës së hapësirës, duke bërë një ndarje të re të zonave në kryeqytet.
Mbledhja u shoqërua me debate mes këshilltarëve të majtë dhe atyre të djathtë. Këta të fundit e cilësuan këtë votim si të paligjshëm pasi kjo pikë e rendit të ditës nuk u dikutua.
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak u miratua me unanimitet vendimin për vendosjen e një busti kushtuar Papa Françeskut në kryeqytet.
Statuja e Papa Françeskut do të përurohet më datë 15 Shtator, me rastin e 1-vjetorit të vizitës së tij dhe do të vendoset pranë Piramidës, në bulevardin kryesor të Tiranës.
Tv Klan