Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Kërkonte “mall”, por akuzoi shokët për vjedhje. Dy të rinj në qeli pa prova!

2018/07/09 at 9:38 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Video/ Kërkonte “mall”, por akuzoi shokët për vjedhje. Dy të rinj në qeli pa prova!

Dy të rinj, Elvis Hasanaj dhe Besmir Uka, mbahen prej disa muajsh në paraburgim në Sarandë, të akuzuar nga Adnan Kaja për grabitje me dhunë. Ngjarja e pretenduar ka ndodhur në 25 Janar të këtij viti dhe personat e sipërpërmendur kanë qenë duke pirë bashkë në lokal deri në mëngjes. Pamjet filmike tregojnë edhe momentin e ndarjes, ku Adnani i mbante shoqëruesit thuajse me forcë.


Nga qelitë e paraburgimit, Besmir Uka tregoi dinamikën e asaj mbrëmjeje, pijen deri në mbarimin e parave dhe këmbënguljen e Adnanit për të marrë “mall” (drogë). Të nesërmen ky i fundit denoncoi dy të tjerët për vjedhje dhe dhunë. Prokurori i çështjes Ilir Hoxha, nuk ka marrë asnjë të dhënë nga të akuzuarit e po kështu nuk pranon të japë asnjë shpjegim, pasi çështja është nën hetim.

Besmir Uka– Jam bashkë me Elvis Hasanajn këtu, me djalin, që na akuzojnë neve. Unë jam Besmir Uka, nga Laçi. Kam 18 vite, që jetoj këtu.(Në Sarandë). Dalim atë natë për qejf me Elvis Hasanajn, ulemi atje, diku nga ora 03:00, mos të gaboj, 03:30, ulemi rrijmë, pi rri, si gjithë rinia, ti e ke parasysh vetë. Në atë moment vjen një djalë i gjatë, pak si kaçurrel, erdhi u ul në tavolinë, pa njohur pa ditur. Nga je ti? Jam nga Lushnja tha, ju njof, tha. Ne këtu jetojmë i thamë. Kjo ka qenë biseda, pi rri, pi rri, deri në orën shtatë e ca, të mëngjesit. Ne ikëm në shtëpitë tona, ai ikën në shtëpi të vet, a ku ikën hesapi i tij. Ai vete në komisariat dhe bën denoncim, jo me emër, ishte interesu, si i kanë emrat, se emrat s’i dinte ai.

Më pas tha: Elvis Hasanaj dhe Besmir Uka më kanë grabitur me shkopa bejzbolli, e më kanë rrahur mbrëmë, e më kanë marrë portofolin, ku di unë, se ça ka ngatërruar ai, ose ça ngatërrojnë këta këtu tani.

Gazetari– E kuptoj! Besmir, të të pyes diçka! Ka ardhur Prokurori i çështjes, ju ka marrë në pyetje aty?

Besmir Uka– Asnjëherë! As do me ia dit fare, jemi apo s’jemi, marrim frymë, apo s’marrim frymë. Kemi 5 muaj, që po na mbajnë këtu, kemi 5 muaj, që po vuajmë burgun, kam lënë një fëmijë të vogël, 20 ditëshe, që e kam lënë në shtëpi.

Sipas deponimit të Adnan Kaja, ka qenë data 25 Janar e 2015-tës, ai ka qenë me automjetin e tij tip furgon për të shpërndarë qumësht në një kopësht në Sarandë dhe ai ka pretenduar se është dhunuar nga 3 persona me shkopinj bejsbolli, por kujtojmë se nga materialet që ne kemi në atë datë në atë orë, se ky person së bashku me dy djem që janë në paraburgim, kanë qenë duke festuar në një nga klabet e natës.

Një pikë tjetër e rëndësishme e kësaj historie është edhe kjo deklaratë noteriale, e hartuar në datën 25 Shkurt 2018, në qytetin e Sarandës përpara noterit Krenar Abazi.

Dy dëshmitarë, me inicialet E.Z dhe A.M banakier dhe DJ në lokalin ku të rinjtë festuan, deklaruan se:

“Në datën 24.01.2018 kanë hyrë në lokal personat Elvis Hasanaj dhe Besmir Uka, rreth orës 23.30 dhe pak më mbrapa rreth orës 00.30 të datës 25.01.2018 ka ardhur edhe shtetasi Adnan Kaja, i vetëm i cili ka ardhur edhe herë të tjera në klab. Fillimisht personat e mësipërm janë ulur në tavolina të ndryshme, pas një ore nga ardhja në klab, shtetasi Adnan Kaja ka shkuar te tavolina që ishin ulur Elvis Hasanaj dhe Besmir Uka, dhe kanë shkëmbyer qerasje me njëri-tjetrin. Rreth orës 05.00 të mëngjesit shtetasi Adnan Kaja ka ardhur në banak dhe deshi të linte telefonin garanci pasi i kishin mbaruar lekët dhe nuk i kemi dhënë për shkak të rregullit të lokalit. Më pas Elvis Hasanaj ka qerasur për herë të fundit tavolinën, shtetasit e përmendur kanë ndenjur bashkë deri rreth orës 06.30 të datës 25. 01.2018 që është mbyllur lokali dhe kemi dalë si staf së bashku. Deklarojmë se shtetasi Adnan Kaja donte te rrinte akoma në lokal dhe kërkonte me ngulm të linte telefonin peng. Ne dëgjuam shtetasit Elvis Hasanaj dhe Besmir Uka që i thanë se do mbyllej lokali dhe ne jemi larguar për në shtëpitë tona ndërsa ata të tre i kemi lënë përpara diskos duke pirë gotat që kishin marrë me vete”.

Referuar deponimit të shtetasit Adnan Kaja i cili ka thënë se është grabitur dhe dhunuar në datën 25.01.2018 nga tre persona dhe është dhunuar me shkop bejsbolli, “Stop” i është drejtuar spitalit rajonal të Sarandës për të pyetur nëse ky person ka ardhur dhe në çfarë gjendje ka ardhur dhe rezulton se Adnan Kaja është regjistruar në spital një ditë pasi ka ndodhur ngjarja, pra në datën 26.01.2018 dhe diagnoza është: një gërvishtje në gju.

Ndërsa, përsa i përket pamjeve ku Elvis Hasanaj tërheq Adnan Kajën, Besmir Uka personi i tretë që ishte në vendngjarje do t’i tregojë kështu:

Besmir Uka–Tani, unë do ta them më tullë? Do ta them më tullë, si muhabet?

Gazetari– Po, pikërisht, kjo është idea, po pra po, thoje!

Besmir Uka- Ai priste, ai priste…,ai priste me marrë “mall”, o vëlla! Unë isha i lodh, i këput, mezi rrija në këmbë, unë doja të ikja në shtëpi dhe kaq! Kjo ka qenë biseda jonë. Ai priste me marrë “mall” prapë, e kemi lënë aty…

Gazetari- Prokuror? Olsi Cala, Stop, Klan!  Kemi ardhur për këtë rastin e këtyre dy djemve, Elvis Hasanaj dhe Besmir Uka.

Prokuror Ilir Hoxha– Kjo çështje është në hetim, bëni një kërkesë zyrtare.

Gazetari– E kuptoj, por jemi në kushtet, që…

Prokuror Ilir Hoxha– Të lutem!

Gazetari-…janë kamerat e sigurisë, që ata në orarin 05:30, që ata…

Prokuror Ilir Hoxha- Për të tjerat, bëj kërkesë, të lutem!

Gazetari– Po jemi në kushtet, që kemi deklaratë noteriale të personave…, ky person, që ka bërë kallëzimin thotë që: Po lë telefonin peng, se s’kishte më lekë. Kemi kamerat e sigurisë, që në 05:30…

Prokuror Ilir Hoxha- Si e kishe emrin ti?

Gazetari- Olsi Çala!

Prokuror Ilir Hoxha– Ta gëzosh!

Gazetari- Rrofsh!

Prokuror Ilir Hoxha–  E kupton, cfarë po them unë? Të thashë është çështja në hetim. Për aq kohë, sa çështja është në hetim, unë e kam të ndaluar të të informoj.

Gazetari– Të paktën si prova, janë mbledhur, si materiale…

Prokuror Ilir Hoxha– Kalofshi mirë!

Gazetari– Videot? Sepse në 05:30…thotë më kanë grabitur, ndërkohë në 05:30 është në…

Prokuror Ilir Hoxha– Zotëri, KALOFSHI MIRË!

Jemi në kushtet që ka një kamera sigurie që tregon se 3 djemtë kanë qëndruar bashkë deri në orën 5.30 në ambientet e lokalit. Ndërsa ekziston edhe një deklaratë noteriale nga dy persona të tjerë që janë në cilësinë e dëshmitarëve, banakieri dhe DJ i lokalit pohojnë se Adnan Kaja ka kërkuar të lërë peng telefonin në mënyrë që të konsumonte më shumë pije alkoolike. Jemi në kushtet që djemtë ka 5 muaj që janë në paraburgim dhe prokurori i çështjes nuk jep asnjë sqarim./tvklan

 

Etiketa: akuzoi shoket per vjedhjedy te rinj ne qelikerkonte mallpa prova


Ju sugjerojmë

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre
Kryesore

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre

27 Korrik, 2025 10:08 pm
U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë
Aktualitet

U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë

27 Korrik, 2025 9:44 pm
Shkodër/ Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit
Aktualitet

Shkodër/ Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit

27 Korrik, 2025 9:31 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan videon: Eh mër çuna vap e modhe e di, po…
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan videon: Eh mër çuna vap e modhe e di, po…

27 Korrik, 2025 9:04 pm
Trump ndan lajmin: SHBA dhe BE arritën një marrëveshje tregtare
Bota

Trump ndan lajmin: SHBA dhe BE arritën një marrëveshje tregtare

27 Korrik, 2025 8:02 pm
Zjarri në Kalasë të Delvinës, flakët përparojnë drejt zonës së banuar
Aktualitet

Zjarri në Kalasë të Delvinës, flakët përparojnë drejt zonës së banuar

27 Korrik, 2025 7:44 pm
Shqipëria në flakë, Balluku zbret në terren: Dënim maksimal për zjarrvënësit!
Kryesore

Shqipëria në flakë, Balluku zbret në terren: Dënim maksimal për zjarrvënësit!

27 Korrik, 2025 6:58 pm
Neutralizohen flakët në zonën e Shpiragut dhe Kuçovës
Aktualitet

Neutralizohen flakët në zonën e Shpiragut dhe Kuçovës

27 Korrik, 2025 6:32 pm
“Budallallëqet e tua!” Djali akuzon rëndë babain për veprime të pahijshme
Aktualitet

“Budallallëqet e tua!” Djali akuzon rëndë babain për veprime të pahijshme

27 Korrik, 2025 5:47 pm
U fut për t’u larë në det, mbytet turistja çeke në plazhin e Qerretit
Aktualitet

U fut për t’u larë në det, mbytet turistja çeke në plazhin e Qerretit

27 Korrik, 2025 5:30 pm
Para
Xhemi Shehu sfidon hapur Marina Vjollcën!

Xhemi Shehu sfidon hapur Marina Vjollcën!

Maks Velo në ‘Opinion’/ Shikoni çfarë ndodhi pas kamerave

Maks Velo në ‘Opinion’/ Shikoni çfarë ndodhi pas kamerave

Kush ishte vajza franceze që shoqërohej me Maks Velon në diktaturë?

Kush ishte vajza franceze që shoqërohej me Maks Velon në diktaturë?
















TE FUNDIT

Merz për marrëveshjen SHBA-BE: U shmang një përplasje tregtare

Merz:Aleatët e Kievit nuk do kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën
27 Korrik, 2025

Marrëveshja e arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe të Amerikës dhe Bashkimit Europian me 27 vende anëtare ka gëzuar Gjermaninë,...

Lexo më shumë

Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona

Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona
27 Korrik, 2025

Disa persona kanë humbur jetën pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jugperëndim të Gjermanisë, raportojnë mediat gjermane. Policia...

Lexo më shumë

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre
27 Korrik, 2025

Ashtu siç e kishte paralajmëruar zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, janë publikuar emrat dhe pamjet e personave të dyshuar për zjarrvënie të...

Lexo më shumë

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit
27 Korrik, 2025

Siria do të organizojë zgjedhjet e para parlamentare nën autoritetet e reja në muajin shtator, njoftoi të dielën kryetari i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com