Përmes një video militantët e ISIS kanë kërcënuar se do të godasin Londrën. Sipas tyre, radhën tani e kanë aeroportet e Gatwick, Heathrow dhe ndërtesat qeveritare britanike Downing Street.
Në video dëgjohet militanti që thotë: “Belgjika, Brukseli, aeroporti shpërtheu… bum Heathrow…”
Pas sulmeve të së martës, Britania ka rritur së tepërmi sigurinë, duke nxjerrë në rrugë ushtrinë në pikat kyçe të vendit. Ekspertët e sigurisë besojnë se personat në video, janë të dy luftëtarë të ISIS me bazë në Siri.