Këngëtari i njohur Aston Merrygold, pjesë e grupit JLS, pësoi një incident të rënd ndërsa po performonte të shtunën gjatë një koncerti.
Aston Merrygold, 35 vjeç, tronditi fansat kur përpjekja e tij për të bërë një rrotullim mbrapsht dështoi tmerrësisht keq. Teksa ai ishte duke u bërë gati të rrotullohej, këmba e tij rrëshqiti dhe këngëtari ra me kurriz.
Edhe pse dhimbja mund të ketë qenë tepër e madhe, ai shihet në video teksa çohet për të vazhduar performancën sikur mos të kishte ndodhur asgjë.
Videoja u bë virale kudo në rrjetet sociale. Fansat u ‘sulën’ në komente dhe e lavdëruan artistin që vazhdoi të kërcente ndonëse i lënduar.
Mesa duket këngëtari është mirë, pasi gruaja e tij Sarah postoi edhe një story në Instagram-in e saj, ku shkruan: “Ka pak dhimbje, por ai është prej çeliku”.
you okay? @AstonMerrygold pic.twitter.com/vdMPUOUAGY
— soph x (@sophharrison_x) November 11, 2023