Jon Tarifa po vazhdon të korr suksese muzikore në arenën ndërkombëtare.
Së fundi, kënga e këngëtarit shqiptar është përzgjedhur si një ndër hitet e javës në shtetin holandez.
“Don’t go” i Tarifës gjendet në listën e ‘Weekly Buzz’ krahas këngëtarëve Sia, Nicky Minaj e John Legend,.
Kjo këngë i atribuohet presidentit aktual të SHBA-ve, Barack Obama, i cili duket se e ka bërë për vete këngëtarin shqiptar.
Ndryshe, Joni është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/
https://youtu.be/qtiyAFf9ix4