Erion Veliaj i ftuar në Opinion për të folur mbi disa nga problemet që shoqërojnë Bashkinë e Tiranë ka folur fillimisht për atë që po ndodh në Parkun e Tiranës
Fevziu: Keni qenë këtu në një moment të tensionuar të Parkut? Një vit më parë kur keni qenë në këtë studio për të prezantuar prijektin keni thënë që nëse pritet një pemë do tërhiqeni. Keni thënë po kështu edhe nëse do ketë beton. A është ky beton? Shikoni se sa i lartë është muri me beton. Çfarë po ndodh?
Veliaj: Unë jam shumë i ndërgjshëm çfarë kam thënë. Do ngrej një park që është i sigurtë për të gjithë fëmijët. Këto që thoni ju janë janë degë pemë të krasitura. Janë mbjellë 14 mijë pemë. Për dy javë do hapet këndi i lajorave për fëmijë. Dhe do të jetë një kënd spektakolar dhe do të jetë dita e gjykimit tim. Këndi i lojrave po thuaj ka mbaruar.