Për shiritin që mban në krah, cilësohet më i rëndësishmi. Alvaro Morata jo më kot është kapiteni i Spanjës, dhe një sulmues me 36 gola për kombëtaren, fare pranë podiumit për të gjitha kohët.
Ky djalosh, sot 31-vjeçar, vendosi t’i argëtonte shokët e ekipit, padyshim për t’i ndihmuar që të jenë sa më të qetë dhe në formë për ndeshjen e fundit në grup, por sidomos për sfidat që vijnë më pas.
Morata u shfaq në versionin e kuzhinierit në bazën spanjolle në Gjermani, duke gatuar për gjithë ekipin. Siç shihet nga pamjet, sulmuesi i Atletico Madrid duket shumë mirë në këtë rol, duke komentuar me zë atë që bën.
Zgjedhja, sipas rregullave të përgjegjësve për ushqimin e “Furive të Kuqe”, ishin makaronat me mish. Spagetit, djathi kaçkavall parmixhian, vezët, mishi I derrit dhe piperi I zi ishin elementët e gatesës së Moratës.
E qartë që atmosfera në ekipin spanjoll është shumë e mirë, dhe nuk ka sesi të jetë ndryshe pas dy fitoreve të para ndaj Kroacisë e Italisë, logjikisht, ndeshjet më të vështira në grupin B.
🍝 ¡¡Te puede ganar la @EURO2024 o ser el próximo @MasterChef_es!!
👨🏻🍳 @AlvaroMorata cocina para sus compañeros una carbonara rica rica y con fundamento.
👨🏻🦱 En tres, dos, uno… ¡¡VÍDEOOO!!
ℹ️ https://t.co/rkmH5qQHIi#VamosEspaña | #EURO2024 pic.twitter.com/2kRSvECIIe
— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) June 22, 2024