Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Kapet “i forti” i Tiranës, si plagosi dy vëllezër te “Kafja e Rremës”

2017/01/11 at 6:58 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berlin/ Kamioni futet në një treg krishtlindjesh, 9 të vdekur dhe mbi 50 persona të plagosur. Kapet autori nga policia

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme Herger Çitakun, 28 vjeç, i njohur për plagosjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2012.


Çitaku u arrestua ditën e sotme, pasi është dënuar me 12 vjet burg për plagosjen e dy të rinjve. Policia ka publikuar edhe videon e arrestimit të të fortit të Babrrusë.

NGJARJA

Më datë 21.05.2012, rreth orës 20:30, në lokalin “Çermenika” në pronësi të shtetasit Sokol Gjypi ka shkuar si klient shtetasi Enver Bitri.

Në lokal, në këtë kohë, ndodheshin shtetasit Armando Gjypi dhe Jetnor Gjypi (djemtë e shtetasit Sokol Gjypi) të cilët ishin të punësuar aty, dhe që, së bashku me shtetasit Erald Bruçi, Isuf Bruçi dhe Eriol Xherri, ishin ulur në një nga tavolinat në verandën e lokalit.

Shtetasi Enver Bitri, i cili ka qenë në gjendje të dehur kur ka mbërritur në lokal, është ulur në tavolinën ngjitur me tavolinën në të cilën ndodheshin i dëmtuari Armando Gjypi dhe shtetasit Jetnor Gjypi, Erald Bruçi, Isuf Bruçi dhe Eriol Xherri dhe ka porositur një birrë.

Duke parë gjendjen e tij të dehur, i dëmtuari Armando Gjypi në fillim nuk ka dashur t’i shërbejë, por, më pas, duke parë këmbënguljen e tij, i ka shërbyer.

Gjatë kohës që ishte duke pirë birrën shtetasi Enver Bitri ka filluar një debat me fjalë me shtetasit Erald Bruçi dhe Eriol Xherri, të cilët ndodheshin në një tavolinë me të dëmtuarin Armando Gjypi dhe vëllanë e tij Jetnor Gjypi.

Duke parë debatin që po zhvillohej mes shtetasit Enver Bitri dhe miqve të tij, shtetasi Jetnor Gjypi e ka nxjerrë shtetasin Enver Bitri jashtë lokalit duke e shtyrë, pasi ai ishte i pirë dhe kundërshtonte, nuk donte të largohej. Për një moment shtetasi Enver Bitri është rrëzuar.

Në këtë kohë, i pandehuri Herger Çitaku, i cili ndodhej në bilardon përballë me lokalin e vëllezërve Gjypi, duke parë që shtetasi Jetnor Gjypi kishte rrëzuar në tokë shtetasin Enver Bitri, i cili ishte mik me babanë e tij, ka ndërhyrë për të ndihmuar këtë të fundit dhe është konfliktuar me fjalë dhe pastaj me grushta me shtetasit Jetnor Gjypi, Armando Gjypi, Erald Bruçi dhe Erjol Xherri.

Duke qenë se ata ishin më shumë në numër, i pandehuri Herger Çitaku është larguar duke thënë: “…do më njihni se kush jam unë…”. Pas konfliktit, i dëmtuari Armando Gjypi dhe shtetasit Jetnor Gjypi, Erald Bruçi, Isuf Bruçi dhe Erjol Xherri janë rikthyer në tavolinën e tyre në verandën e lokalit “Çermenika”.

Pas rreth pesë minutash, i pandehuri Herger Çitaku është rikthyer në lokal duke mbajtur një armë zjarri, ai ka qëlluar një herë kur ka qenë rreth 10-20 m larg lokalit, më pas ka vazhduar të qëllojë duke iu afruar gjithmonë e më shumë verandës së lokalit.

I pandehuri ka qëlluar katër herë në drejtim të lokalit ku ndodheshin i dëmtuari dhe shtetasit Jetnor Gjypi, Erald Bruçi, Isuf Bruçi dhe Erjol Xherri, duke shkaktuar dëmtime në rrethimin e jashtëm të verandës së lokalit dhe thyerjen e vetratës së tij, si dhe duke plagosur në këmbë të dëmtuarin Armando Gjypi.

Për sa i përket të pandehurit Flor Abazi, nga provat e administruara në gjykim rezultoi se i pandehuri Flor Abazi ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes, më datë 01.04.2012, rreth orës 20.00, kur, në një lokal pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas një zënke për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasi Naim Basriu.

I pandehuri Flor Abazi megjithëse ka qenë i pranishëm në lokal në momentin që shtetasi Naim Basriu ka qëlluar me armë, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk ka kallëzuar faktin e ndodhur.

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore, konkretisht, pas administrimit të akt-ekspertimit balistik me nr. 5417, datë 08.06.2012, ka rezultuar se gëzhojat e gjetura dhe të sekuestruara në ngjarjen për të cilën akuzohet i pandehuri Herger Çitaku, ishin qitur nga e njëjta armë e përdorur edhe në një ngjarje tjetër (ngjarjen e datës 01.04.2012), të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë si procedim penal me nr. 1749, datë 12.04.2012.

 



Ju sugjerojmë

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Gafa e Trump: Ndalova luftën në Shqipëri

12 Shtator, 2025 10:53 pm
Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon
Bota

Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon

12 Shtator, 2025 10:12 pm
Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës
Bota

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës

12 Shtator, 2025 9:30 pm
Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin
Bota

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin

12 Shtator, 2025 8:51 pm
Lëkundet pozita e Trump në negociata, Kremlini: Bisedimet me Kievin janë pezulluar
Bota

Lëkundet pozita e Trump në negociata, Kremlini: Bisedimet me Kievin janë pezulluar

12 Shtator, 2025 7:58 pm
Doli nga “rreshti”  gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut
Kryesore

Doli nga “rreshti” gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut

12 Shtator, 2025 7:17 pm
Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë
Kryesore

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë

12 Shtator, 2025 6:55 pm
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit
Politikë

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit

12 Shtator, 2025 6:19 pm
Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta
Kryesore

Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta

12 Shtator, 2025 5:48 pm
Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit
Politikë

Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit

12 Shtator, 2025 5:20 pm
Para
Në 2050 do të martohemi me robotët!

Në 2050 do të martohemi me robotët!

Foto/ Gratë misterioze të maskuara të Iranit

Foto/ Gratë misterioze të maskuara të Iranit

E RRALLË/ Ngrin ujëvara e Mirushës në Kosovë

E RRALLË/ Ngrin ujëvara e Mirushës në Kosovë
















TE FUNDIT

Gafa e Trump: Ndalova luftën në Shqipëri

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
12 Shtator, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump përsëriti sërish të njëjtin lapsus teksa përmendte luftërat që ai pretendon...

Lexo më shumë

Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon

Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon
12 Shtator, 2025

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me një shumicë dërrmuese miratimin e një deklaratë e cila i hap...

Lexo më shumë

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës
12 Shtator, 2025

Karabinierët arrestuan një burrë 50-vjeçar në San Lazzaro di Savena, Bologna, me akuzën e tentativës së vrasjes së rëndë dhe...

Lexo më shumë

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin
12 Shtator, 2025

Izraeli hodhi poshtë sot “Deklaratën e Nju Jorkut” për një shtet palestinez, e miratuar me shumicë dërrmuese nga Asambleja e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com