Kjo është ndoshta video më virale e momentit, e shpërndarë thuajse në çdo rrjet social brenda pak orësh.
Kujdestari i një kopshti zoologjik në Australi, Greig Tonkins, shihet teksa grushton një kangur, që i kishte rrëmbyer qenin e tij të gjahut.
Video ka kaluar shifrën e një milionë klikimeve, ndërsa është cilësuar edhe si gjëja më australiane që mund të shohësh në rrjet.