Sipërmarrësi Jurgen Kurti duket se nuk kishte aspak fobi nga televizioni, pasi e kemi në shumë studio televizive. Vetëm pak javë më parë ai ka qenë i ftuar në programin e pasdites në Vizion Plus, ku ka folur për një term të ri të quajtur “Spornoseksual”.
Bëhet fjalë për meshkujt e kuruar dhe të palestruar, të cilët kujdesen shumë për veten. I tillë ka qenë edhe 23 vjeçari, i cili jep këto këshilla për meshkujt që duan të duken në formë.