Liverpooli dhe Arsenali barazuan 1-1 për javën e 18-të në Premier League. Veç lojës së mirë dhe rasteve, një tjetër moment ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
Në një duel mes Bukayo Sakas dhe Kostas Tsimikas, ky i fundit përfundoi duke u përplasur me Jurgen Klopp, trajnerin e vendasve i cili po e ndiqte ndeshjen nga vija e pankinës.
Për shkak të përplasjes mbrojtësi grek pësoi një lëndim në krahë, gjë që bëri që ai të zëvendësohej nga Joe Gomez në pjesën e parë.