Lazio dhe Fiorentina e kanë mbyllur në barazim ndeshjen e tyre të vlefshme për Serinë A, por një penallti e dhënë në minutat shtesë për ekipin mik dhe e realizuar nga Babakar, ka bërë që drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, të shpërthejë në polemika me arbitrin e ndeshjes. Tare siç shikohet edhe në video ka zbritur në fushës dhe i është vërsulur tepër i nevrikosur arbitrit kryesor të ndeshjes.