Sherri brenda një lokali i morri jetën Asllan Kërtushës, pasi u qëllua me pistoletë nga pronari i lokalit Gëzim Kanjo.
Ky i fundit, bashkë me kushëririn e tij Bledar Kanjon dolën në ambientet e lokalit për t’u sqaruar me 30 vjeçarin Kërtusha, por i mori atij jetën.
Gëzim Kanjo, i cili u arrestua një ditë pas ngjarjes doli sot para Gjykatës së Durrësit.
Kjo video e publikuar nga “Top Channel” tregon momentin e vrasjes.
Kushërinjtë Kanjo nisin të përleshen fizikisht me Kërtushën. Pronari i lokalit, Gëzim Kanjo në një moment e qëllon atë me hekurin e pistoletës, ku edhe ndonjë një qitje e pavullnetshme.
Më pas ata dalin nga mbulimi i kameras dhe kur rikthehen, kushërinjtë Kajno përpiqen të nxjerrin me forcë nga një taksi viktimën duke e qëlluar.
https://www.youtube.com/watch?v=63wR7IbSFqk&feature=youtu.be