Rrallë ndodh që Gjirokastra të jetë zgjuar nën ujë, si sot.
Siç dëshmojnë këto pamje, shumë rrugë dhe lagje kanë patur prezence të madhe uji si pasojë e reshjeve të furishme që ranë gjatë natës.
Hyrja e qytetit, në lagjien “18 shtatori” për afro 30 minuta ishte e pakalueshme.
Po ashtu nga prezenca e ujit dhe e gurëve nga përrenjtë malor, rruga nacionale Gjirokastër-Kakavije është bllokuar paraditen e sotme.
Situata e përkeqësuar paraqitet edhe në fshatrat përreth ku ka përmbytje masive të tokave bujqësore për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese.