Nën ethe po e presin numërimin e votave. E kur shumica e tyre ishin pro zgjedhjes së Hashim Thaçit president, nëna,babai, motrat e dy nga vëllezërit e Thaçit të cilët kishin ardhur nga Austria në Burojë, u emocionuan tej mase.
Për kësi feste nuk mungon as shampanja. Telefoni për urime nuk pushon.
Haxhi Thaçi, babai i presidentit të sapozgjedhur, nën emocione thotë se djali i tij ka plot sfida përpara.
Ai pati fjalë edhe për veprimet e opozitës që po e kundërshtonin zgjedhjen e djalit të tij president.
Nëna e Thaçit, është më e përmbajtur, kur flet për djalin e saj.
Ndërsa, motra më e vogël e liderit të PDK’së, Kumrija ka veç fjalë të mira për të vëllanë.
Festa e familjes Thaçi, vazhdoi në odën e burrave.
Në mesin e shumë kushërinjve e miqve, nuk munguan as ata që kremtimit po i ndihmonin me këngë për njeriun që sapo ishte zgjedhur në postin e të parit të shtetit.
Kënga e festa nuk shkon pa alkool.
Për burojasit, vendasi i tyre, tashmë kryetar shteti, është personi me i duhur për udhëheqjen e vendit.
E në Drenicë, kur ka festë, krismat e armëve janë zakon.
http://www.dailymotion.com/video/x3uptup_ne-familjen-thaci_news